Meksikanët i drejtohen kutive të votimit

Në Meksikë sot votohet për zgjedhjet presidenciale, parlamentare dhe lokale.

Marketing

Majtisti Andres Manuel Lopez Obrador, që premton ndryshime “radikale”, po udhëheq në sondazhet për të fituar në zgjedhjet presidenciale.

Fituesi i zgjedhjeve presidenciale pritet të mësohet pak kohë pasi ekipi i futbollit të Meksikës të luajë në fazën e eliminimeve direkt me Brazilin në Kupën e Botës më 2 qershor.

“Disponimi social është shumë pozitiv, falë performancës së ekipit të Meksikës në Kubën e Botës”, thotë për AFP, profesori Aurelio Collado Torres.

Ai shton se optimizmi ndaj ekipit të futbollit “mund të përkthehet në votë për Lopez Obrador”, i cili ka mjaft mbështetje në mesin e të varfërve në Meksikë.

Lopez Obrador, 64-vjeç, ka shfytëzuar frustrimin e popullatës mbi rastet korruptive dhe dhunës nga kartelet e drogës dhe po udhëheq në sondazhe me 48,1 përqind.

Ndërkaq, Ricardo Anaza nga Partia për Veprim Nacional (PAN), sipas sondazheve pritet të fitojë 26,1 përqind të votave, pasuar nga kandidati Jose Antonio Meade nga Partia Revolucionare (PRI) me 20,8 përqind të votave.

Marketing