Meloni ndërpret konferencën: Më falni, duhet të shkoj në tualet (VIDEO)

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka zhvilluar ditën e sotme konferencën vjetore me mediet vendase, e shtyrë dy herë për shkak të problemeve të saj shëndetësore.

Marketing

Takimi i tejzgjatur, prej tre orësh, ka kapur në vështirësi Melonin, e cila në një moment është detyruar t’ju kërkonte ndjesë të pranishmëve dhe më pas të sinjalizonte bodigardin për ta shoqëruar për shkak se duhej të shkonte me patjetër në tualet për nevoja personale.

“Natyra thërret”, dhe në këtë rast, kryeministrja italiane me një fytyrë të shqetësuar që tregonte qartazi sikletin e saj, u është drejtuar të pranishmëve duke thënë se duhej patjetër të shkonte në tualet. “Më falni, por unë duhet të shkojë në tualet… Më vjen keq, por duhet të shkoj. Mundem? Më duhet ta bëjë, më vjen shumë keq”- tha Meloni.

Më pas kryeministrja italiane është ngritur menjëherë nga karrigia, duke iu drejtuar me vrap tualetit. https://youtu.be/kXUAEFRRHEo

Marketing