Memedi i shpreh ngushëllime popullit turk pas tërmetit katastrofik

Me hidhërim të thellë morëm lajmin për humbjen e jetëve të dhjetëra qytetarëve në tërmetin trishtues që goditi pjesën lindore të Turqisë.

Marketing

Na lejoni që me këtë rast të shprehim ngushëllimet më të sinqerta tona dhe të anëtarëve të Rilindjes Demokratike Kombëtare, familjarëve të viktimave dhe gjithë popullit mik të Turqisë.

Në këto çaste të vështira, Rilindja Demokratike Kombëtare dhe i gjithë populli shqiptar bashkëndjen dhe solidarizohet me popullin turk, me lutjet për ⬡⬡⬡⬡in e atyre që humbën jetën dhe shërimin e të lënduarve. RDK-ja shpreh gatishmëri për të ndihmuar që dëmet materiale të kapërcehen sa më shpejt dhe jeta e të mbijetuarve t’i kthehet normales.

Vesel Memedi
Kryetar i Rilindjes Demokratike Kombëtare