Memedi: Imperativ kohor të bëhemi bashkë!

Arsyeja pse nuk jemi paraqitur në opinionin publik për një kohë të gjatë ka qenë hapësira ofruar partive politike opozitare shqiptare që të ofrojnë përgjigje për idetë e mëdha kombëtare, por përderisa nuk janë aspak në gjendje të ofrojnë kahje për popullin, detyrohemi që sërisht ne si grupacion i vogël, të ofrojmë kahje për idetë e mëdha kombëtare, në momentet më të rëndësishme për zhvillimin e kombit. Prandaj, në këtë shkrim nuk do të bëjmë politikë, por do të sjellim fakte politike që i prodhoi politika gjatë gjith këtyre viteve të tranzicionit dhe të ndryshimit të sistemit në të gjitha shtetet komuniste.

Marketing

Fakti kryesor dhe i pa mohueshëm botërrisht është se, Lufta e Ftohtë dhe gara e çmendurisë në demonstrimin e forcës ushtarake nëmes dy blloqeve, atij të Bashkimit Sovjetik, dhe bllokut Perëndimorë me në krye SHBA-në, përfundoi me një marrëveshje të paqes, dhe si fituese dolën shtetet demokratike, që morën mbi vete edhe barën e demokratizimit të të gjitha shteteve komuniste të bllokut lindor. Kuptohet se ky proces nuk ishte aspak i lehtë dhe pa pengesa. Një pjesë e madhe e figurave që kishin përfituar personalisht dhe familjarisht nga ai sistem i shëmtuar, dhe që nuk e gjenin veten në demokraci,  shfrytëzuan miqësitë dhe lidhjet e ngushta të asaj periudhe kohore, përskaj gjith propagandës helmuese  antiperëndimore, sërisht u grumbulluan të thurrin plane me strategji të veprimit të përbashkët për ta penguar ndryshimin, dhe për ta nxjerr veten si shpëtimtarë të popullit të tyre nga kurthet perëndimore të globalizimit dhe sistemit të ri demokratik. Këta njerëz keqpërdorën çdo vështirësi, çdo mjet propagandues që sjell ndryshimi, për të bindur popujt e vet se, demokracia është sistem i anarkisë dhe vdekjeprurës për shoqërinë.

Nuk dua të zgjerohem për hirë të lexuesve, të lodhur e të stërlodhur me thash-e-thëme politike, edhe pse vet materialet dhe librat që i kam lexuar nga autorë dhe dëshmitarë të gjallë të kohës së kaluar, që kanë arritur të botojnë memoaret e tyre, disa herë më detyrojnë të bëj shkrime të gjata, por kësaj radhe do të jemë i shkurtër. Fokusi im në këtë shkrim janë zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut, duke mos haruar edhe zgjedhjet dhe formimi i sapokrijuar i qeverisë në Kosovë, dhe ato të sapopërfunduara në Serbi. Sipas mendimit dhe bindjeve të mia, këta zgjedhje në Maqedoninë e Veriut janë të një veçorie historike, që mund të krahasohen me zgjedhjet e para pluraliste, me të vetmin dallim që në atë kohë të tranzicionit u hapën mosmarrëveshjet, fatet dhe fatkeqësitë, kurse në këto zgjedhje pritet të fitojnë ata forca politike që vepruan drejt paqes, pajtimit të popujve dhe mbylljen e plagëve të luftës. Këto zgjedhje do të verifikojnë marrëveshjet e paqes, bashkëpunimit dhe zhvillimit rajonal e global. Nuk ka dilemë se humbës të këtyre zgjedhjeve do të jenë ata forca politike që ishin vazhdimësi e mbeturinave komuniste, që deri më sot kanë bërë lojëra të ndryshme në emër të nacionalizmit të rrejshëm, fesë, humanizmit, dhe bashkëpunimit me grupet kriminale dhe krimit të organizuar.

Shqiptarët si popull, Luftën e Dytë Botërore e përmbyllën dhe e vulosën fatin e tyre të ndarë në dy shtete, në shtetin amë Shqipërinë që u ndodh nën sistemin e egër komunist, dhe në ish shtetin e Jugosllavisë, njashtu komunist, që u futën mbrenda sajë dhunshëm dhe me forcë të përgjakëshme, që ishin dhe mbetën mish i egër në trup të huaj, dhe ashtu u trajtuan deri në shkatërrimin e asaj krijese artificiale si shtet. Gjatë gjith atyre viteve të atijë sistemi komunist, shqiptarët u detyruan të zhvillojnë dy luftëra, njëra për çlirim kombëtarë nga ish Jugosllavia, dhe tjetra ishte lufta ideologjike kundër sistemit komunist, si në Shqipëri njashtu edhe në Jugosllavi. Tranzicioni, shqiptarët i gjeti të lodhur në të dyja shtetet. Në njërën anë skamja dhe varfëria në Shqipëri nga regjimi i egër totalitar Enverist, dhe robërrimi, shtypja, vrasjet dhe burgosjet e përditëshme në anën tjetër në Jugosllavi, por të vendosur për një luftë për liri dhe demokraci tek mbarë kombi shqiptarë.

Është fakt i pamohueshëm se shqiptarët, tranzicioni i zuri më të papërgaditur nga të gjith popujt e ish Jugosllavisë, sepse këta të fundit kishin qasje brenda sistemit dhe institucioneve të federatës, në radhë të parë kishin njohuri të sakta të shërbimit sekret ish-UDB-në, dhe në forma të ndryshme kishin të përgaditura planet e veprimit dhe opcionet e qarta të interesit të tyre republikan, shtetërorë dhe nacional, kurse shqiptarëve ua rrënuan edhe atë autonomi të vogël në mënyrë të dhunëshme. Serbia dhe serbët si popull përdorën dy opcione, që mundoheshin me çdo çmim t`i imponojnë nëpërmjet institucioneve të federatës Jugosllave. Të gjitha materialet e shkruara të asaj kohe dëshmojnë se Serbia, nën udhëheqjen e Millosheviqit, dëshiroi ta imponojë opcionin e parë të centralizimit të Jugosllavisë, me hegjemonim serb si popull më i madh në Jugosllavi, dhe në qoftëse ky plan nuk pranohet nga popujt tjerë, atëherë duhet filluar me opcionin e dytë, zgjerimin e kufijve shtetërore në të gjitha trojet e republikave tjera ku jetojnë serbët, të vetëdijshëm se kjo arrihet vetëm me luftë dhe pastrim etnik të popujve joserbë.

Faktori ndërkombëtarë u mundua, që tranzicioni në Ballkan, sidomos në ish Jugosllavi, të ec rrugës së demokracisë dhe vetëvendosjes së popujve në mënyrë paqësore, me marrëveshje ndër-republikane që e përbënin federaten Jugosllave, dhe dy krahinave autonome, që ishin pjesë e asajë federate, Kosova dhe Vojvodina. Në Ballkan, ishin dy popuj, që në historinë më të re kishin të pazgjidhur çështjen e kufijve, serbët që luftonin me çdo kusht të legalizojnë trojet e okupuara nga shqiptarët që nga lufta e Parë Botërore, dhe shqiptarët që luftonin ti çlirojnë trojet e veta, dhe të formojnë shtetin-komb, si çdo popull tjetër në Evropë. Shqiptarët, nën presionin ndërkombëtarë pranuan që të jetojnë në disa shtete, dhe të luftojnë për barazi dhe demokraci, me të vetmin kusht që Kosova të njihet si shtet dhe republikë e barabartë me republikat tjera, ndërsa serbët vazhduan me logjikën e vjetër të kolonizimit – ku ka një serb aty është Serbi. Gjatë tranzicionit, serbët hapën fronte në të gjitha republikat, që me luftë ti bashkojnë serbët në një shtet, që i përgjakën të gjith popujt e Jugosllavisë, me përjashtim të Sllovenisë, kurse shqiptarët vazhduan luftën e tyre politike në bashkëpunim me faktorin ndërkombëtar që zgjati më shumë se njëzet vite, me përjashtim të luftës për çlirimin e Kosovës, ku faktori ndërkombëtar e dha ndihmën e vet nëpërmjet Aleancës Veri Atlantike, NATO, deri në çlirimin definitiv.

Zgjedhjet e sapopërfunduara në Serbi, dhe ata që pasojnë sëshpejti në Kosovë janë zgjedhje të një rëndësie historike, sepse serbët duhet të mbyllin kapitullin e dështimit të tyre, dhe humbjes së të gjitha luftërave, pajtimin me fqinjët dhe pranimin e kufijve ekzistues, sidomos pranimin e shtetit të Kosovës, kurse shqiptarët këtë histori e mbyllin me fitoren e barazisë në të gjitha shtetet ku jetojnë, dhe me Kosovën e çliruar dhe shtet i pavarur dhe demokratik. Në anën tjetër, zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut gjithashtu janë të një rëndësie historike, përshkak të një fakti të vetëm ku për herë të parë shqiptarët në Maqedoninë e Veriut do zhvillojnë luftë për pushtet, sepse të gjitha zgjedhjet e deri tanishme kanë qenë luftë për shtet. Faktori kombëtarë shqiptarë në Maqedoni, ka zhvilluar një luftë për ta ruajtur shtetin e Maqedonisë, si një shtet i gjith qytetarëve të Maqedonisë së Veriut, pa përjashtim etnie apo feje, dhe nuk ka lejuar realizimin e skenareve të Serbisë që të coptohet Maqedonia etnikisht, dhe të hapet një front tjetër ku do të involvoheshin disa shtete në një luftë qytetare të libanizimit të Maqedonisë. Shqiptarët e Maqedonisë së Veriut, gjatë gjith kohës së tranzicionit, bartën mbi supet e tyre stabilitetin e vendit, krizën e refugjatëve të vëllezërve të tyre nga Kosova, si dhe u ballafaquan me skenarët më të errëta të regjimit të Millosheviqit që i zbatonte në Maqedoninë e Veriut, me ndihmën e një pjese të lidershipit maqedonas mbi kurizin e shqiptarëve. Nuk ka dilemë se edhe vet lufta e 2001, ishte një përpjekje e mos lejimit të zbatimit të projektit të Millosheviqit për zgjerimin e konfliktit dhe destabilizimin e Ballkanit.

Gjatë gjith periudhës së tranzicionit, lufta politike në Maqedoninë e Veriut ka qenë dhe mbetet një luftë për çlirimin e Kosovës, për konsolidimin e shtetit të Kosovës, si dhe luftë për mos lejimin e destabilizimit të Ballkanit Perëndimorë, ruajtjen e paqes, si dhe afrimin e këtijë shteti drejt dy institucioneve evroperëndimore,  anëtarësimin në NATO dhe Bashkimin Evropian. Shqiptarët e Maqedonisë së Veriut kanë sakrifikuar shumë për të gjith qytetarët e vendit pa dallim entie apo feje; kanë vepruar në të mirë të maqedonasve, turqëve, boshnjakëve, serbëve, romëve, vllehëve, dhe të gjith atyre që jetojnë në Maqedoninë e Veriut, edhe pse vet kanë qenë dhe mbeten populli me numër më të madh në vend, pas maqedonasve. Gjatë gjith kohës së tranzicionit, shteti i Maqedonisë së Veriut, shqiptarët i trajtoi si qytetar të rendit të dytë, dhe u mundua me të gjitha mjetet që në mesin e tyre të fut përçarje dhe vëllavrasje, duke përdorur individë dhe grupe kriminale, që i kishte të shantazhuar që nga koha e Millosheviqit, dhe iu lejonte veprimtari të nëntokës në emër të fesë, humanizmit, kombit, dhe organizimeve të ndryshme qytetare e politike të dyshimta. Është momenti i fundit që shqiptarët e Maqedonisë së Veriut, të kuptojnë se lufta e tyre politike, pozitë – opozitë, dhe akuzat e tyre mes veti për vrasje dhe vjedhje, ka qenë dhe mbetet pjesë e luftës special, që kanë zbatuar institucionet shtetërore që shqiptarët, edhe sot e kësaj dite nuk kanë qasje reale në ato institucione, por thjeshtë janë individ të instrumentalizuar të politikës së vjetër antishqiptare. Të gjith shqiptarët e Maqedonisë së Veriut, edhe partitë politike deri më sot, kanë qenë dhe mbeten opozitë e shtetit maqedonas, dhe duhet të punojnë shumë për ta marë hisen e tyre që iu takon brenda këtij shteti.

Bashkimi i të gjitha forcave politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut është imperativ i kohës që të zgjidhet kryeministri i parë shqiptar, dhe të bëhet ndarja e pushtetit në mënyrë të drejtë dhe të barabartë për të gjith qytetarët e Maqedonisë së Veriut. Është momenti që duhet të pranojmë një faktë se shqiptarët në Maqedoninë e Veriut asnjë ditë të vetme nuk kanë qenë pozitë, asnjë nga partitë politike shqiptare, duke filluar nga partia e parë Prosperiteti, PDSH edhe BDI, edhe pse kanë marë pjesë formalisht në pushtet, por nuk kanë qenë asnjëherë pozitë, por vetëm opozitë e partive maqedonase. Pushteti i vërtetë, me të gjitha institucionet e shtetit ka qenë dhe mbetet në duart e palës maqedonase, si ekskluzivitet i rezervuar që nga koha e ish Jugosllavisë. Opozita shqiptare gjithmonë ka qenë vegël në duart e palës maqedonase, dhe vazhdon edhe më tutje të jetë në duart e tyre, për të dëmtuar opozitën e vërtetë shqiptare, që ka qenë në konflikt me pozitën maqedonase etnike të të dy partive, LSDM dhe VMRO. Prandaj, BDI pas 18 vjet opozitë, për herë të parë duhet të përkrahet nga të gjith shqiptarët që të bëhet pozitë.

Euforia e madhe që është krijuar në të kaluarën, fatkeqësisht vazhdon të krijohet edhe sot nëpërmjet formimit të partive të reja, kinse për shkatërrimin e Ali Ahmetit dhe BDI-së, nuk është asgjë tjetër përpos një pluhur dhe zhurmë e ngritur nga qarqe të ndryshme maqedonase, se kinse bëhet fjalë për rotacion politik pozitë-opozitë. Ky vend, ka pa vetëm skenare të huaja për bllokimin e procesit të reformimit të shtetit, që iu ka konvenuar vetëm pushtet mbajtësve maqedonas, dhe asgjë konkrete dhe reale për një zhvillim të drejtë dhe të barabartë të shtetit. Fatkeqësisht, pjesë të këtyre lojërave kanë qenë edhe shqiptarë matrapaz, karierist dhe spiuna, që pavarsisht a do tua ofronin këtë mundësi BDI apo PDSH, ata e kishin të garantuar nga vet shteti maqedonas këtë mundësi, sepse ishin prodhim i strukturave shtetërore që nga e kaluara. Prandaj, është luftë e dështuar e të gjith atyre që mundohen të fshinë gjurmët e së kaluarës për ta shitur veten patriotë të mëdhenj me sharrje dhe fyerje të emrave që vulosën veten e tyre në historinë më të re të shqiptarëve. Nuk ka gjykatë kombëtare dhe as ndërkombëtare që e nxinë emrin e atyre që i dhanë emër UÇK-së, si Adem Jashari, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Ramush Haradinaj, Azem Syla, dhe shumë të tjerë, në të gjitha trojet shqiptare. Fjala e dhënë dhe besa e mbajtur me sinqeritet për fe dhe atëdhe nuk zhbëhet kurrrë, sado që të mundohen keqbërësit kombëtar dhe fetar. Heshtja dhe tërheqja anash e shumë emërave të njohur, një ditë do të del në sipërfaqe si vullkan, që do ti djegë shumë ferra që kanë dashur të shiten si lule!

Vesel Memedi

Kryetar i Rilindjes Demokratike Kombëtare,