Memedi: Kemi vdekshmëri dy herë më të ulët në krahasim me 5 vitet e fundit

Drejtori i Klinikës së Fëmijëve, Rexhep Memedi, iu përgjigj akuzave drejtuar Klinikës së Fëmijëve dhe personalisht atij për rastet e vdekjeve të tre fëmijëve, kohëve të fundit. Ai tha se personat që kanë bërë shpifje, dezinformata dhe pastrime raciste nuk kanë guxim të dalin publikisht, por fshihen pas një fejk profili në fejsbuk.

Marketing

“Kishte një tendencë për të treguar se kinse tani në këtë periudhë 3-4 muajshe sa jam unë drejtor, gjoja se në Klinikën e Fëmijëve ka një vdekshmëri të lartë të pacientëve, por faktet flasin të kundërtën. Nga tabela e treguar me të dhënat e sistemit informativ të klinikës, vihet re qartë se tani kemi një vdekshmëri gati dy herë më të ulët krahasuar me 5 vite më parë ose vdekshmërinë 3 herë më të ulët krahasuar me 9 apo 10 vite më parë kur kishte mesatarisht 9 vdekje në muaj, pra mesatarisht një vdekje çdo tre ditë, në një kohë kur të tjerët drejtonin Klinikën e Fëmijëve dhe kishte një Qeveri tjetër në vend.”, – deklaroi drejtori në Klinikën e Fëmijëve, Rexhep Memedi.

Marketing