Memedi në takim zyrtar me ambasadorin e Italisë,Carlo Romeo

Kryetari i RDK-së Vesel Memedi, i shoqëruar nga sekretari i përgjithshëm Suhejl Fazliu dhe nënkryetaren e RDK-së Luljeta Aziri sot takuan ambasadorin e Italisë në Shkup, ekselencën e tij, z. Carlo Romeo. Në këtë takim mjaft miqësorë u diskutua rreth shumë temave që e karakterizojnë jetën aktuale politike në vend dhe më gjërë.

Marketing

Kryetari i RDK-së Memedi fillimisht shprehu mirënjohje për shtetin Italian për gjith përkrahjen dhe ndihmën që i kanë ofruar vendit tonë gjatë rrugëtimit drejt qëllimeve strategjike NATO dhe BE, dhe se Italia do të vazhdoj edhe më tutje ta ofroj përkrahjen e njejtë edhe më tutje drejt fillimit të negociatave me BE-në, para dhe gjatë Samitit të BE-së që do të mbahet në Zagreb.

Kryetari i RDK-së Memedi gjithashtu njoftoi ambasadorin Italian, ekselencën e tij z. Romeo, se gjatë periudhës që RDK ka qenë pjesë e qeverisë, RDK ka lënë gjurmë të pashlyeshme në momentet më kruciale për shtetin dhe rajonin, dhe për këtë arsye, RDK asnjëherë nuk do të bëj tregti me asnjë çmim, edhe në periudhën që pason, sepse këto vlera të larta demokratike janë udhërëfyesi ynë i veprimtarisë sonë politike. Kryetari Memedi theksoi se bota perëndimore ka paguar çmim të lartë në të kaluarën për diseminimin e vlerave demokratike nëpër tërë botën, dhe për këtë arsye nuk duhet toleruar asnjëherë, nga asnjëri, që këto vlera të larta perëndimore të devalvohen ose të barazohen me ideologji nga e kaluara. Përkujdesja ndaj sigurisë së vendit dhe rajonit, duhet të shkoj paralelisht edhe me përkujdesjen ndaj demokracisë, drejtësisë, dhe së vërtetës, diçka që nuk ka qenë e tillë gjatë kësaj periudhe tridhjet vjeçare të fillimit të pluralizmit në vend, theksoi nëmes tjerash kryetari Memedi.

Ambasadori Italian, ekselenca e tij z. Romeo, theksoi se Italia ka dhënë përkrahjen e parezervtë ndaj Maqedonisë së Veriut, dhe do të vazhdoj ta bëj të njëjtën gjë edhe në periudhën që pason, duke patur parasyshë se tanimë vendi është pothuajse anëtare e NATO-s, dhe përkundër gjitha mendimeve ndryshe nga disa anëtare të BE, Italia shumë shpejt do të propozoj që Maqedonia e Veriut të filloj negociatat me BE, me shpresë të madhe se kjo do të mund të bëhet para apo gjatë Samitit të BE-së në Zagreb. Ambasadori Italian z. Romeo, falënderoi kryetarin Memedi për konstruktivitetin e subjektit të tij gjatë momenteve të vështira për vendin, dhe se do të vazhdohet edhe më tutje të jepet kontribut konstruktiv për vendin, por pse jo edhe për rajonin.