Memedi: Urime dita e pavarësisë

Të nderuar qytetar,
Më lejoni që në emrin e Rilindjes Demokratike Kombëtare tua uroj të gjithëve ditën e pavarësisë së Republikës së Maqedonisë.

Marketing

Maqedonia si shtet i pavarur, që fitoi pavarësinë nga ish-Jugosllavia pa luftë 27 vite më herrët, shumëkush e vuri në dyshim pavarësimin e saj, por ajo shpëtoi nga një luftë e tmerrshme, që nuk mund të thuhet njëjtë për shumë shtete tjera të ish- Jugosllavisë.

Gjatë kësaj periudhe kohore, qytetarëve të saj iu dha hapësirë dhe kohë që në qetësi të merren vesh rreth karakterit të shtetit të cilin duhej ta ndërtojnë për të mirën e të gjithë qytetarëve që u gjendën brenda këtij territori, me dëshirën e Zotit apo nga rrethanat historike. Ky ndërtim i karakterit të shtetit kaloi me peripeci të mëdha.

Sot, ende pa i mbushur tri dekada nga pavarësia, vendi ndodhet para një momenti historik, ku do të vendoset sërish për karakterin e shtetit, me besim të plotë se Referendumi do të reflektojë vullnetin e qytetarëve drejt anëtarësimit në NATO dhe BE.

Ky karakter i shtetit do të reflektoj plotësimin e synimeve të të gjithë qytetarëve të vendit, dhe në këtë mënyrë do të mund të festojmë një Pavarësi tjetër të shtetit, ekuivalente me atë të para 27 vitesh, nëse jo edhe më të rëndësishme.
Urime për pavarësinë e Maqedonisë evropiane,

Vesel Memedi
Kryetar i Rilindjes Demokratike Kombëtare,