Memeti: Sikur kujdesi familjar dhe publik të ishte më i madh, s’do të kishte orë policore

Drejtori i Institutit të Shëndetit Publik, Shaban Memeti në emisionin “EU Click” tha se nëse qytetarët e Maqedonisë së Veriut do të kishin vetëdije më të lartë sociale, s’do të kishte nevojë të zbatohej ora policore.

Marketing

“Sikur qytetarët të kishin vetëdije më të lartë sociale, nuk do të vinim deri te ora policore sepse ka shtetet të caktuara që nuk e kanë përdorur orën policore. Sikur të ishte kujdesi më i madh, privat, familjar dhe publik, nuk do të vinim deri te ora policore. Por, si rezultat i mosrespektimit të njerëzve të këtyre rekomandimeve që thamë, nga mosdija dhe nga mos kujdesi i madh ne ishim të obliguar, në fakt Komisioni për sëmundje ngjitëse që t’i propozojë Qeverisë që të ketë kufizim të lëvizjeve”, tha Memeti.

blob:https://www.facebook.com/5d4694f8-3447-4cef-9332-6f4893dfce1f

Marketing