Memeti: Vikendi nuk ndalon punimet e NP “Rrugët e Maqedonisë” në Tetovë (VIDEO)

Drejtori i Ndërmarrjes Publike ”Rrugët e Maqedonisë”, Bekim Memeti përmes një komunikate me shkrim ka informuar se në rrugën industriale të Tetovës do të punohet edhe gjatë vikendit me qëllim përfundimin e asfaltimit për kohë rekord.

Marketing

Memeti thotë se makineritë e Ndërmarrjes Publike “Rrugët e Maqedonisë” nuk do të ndalen vetëm me këtë rrugë në Tetovë. Ai thotë se gjithçka që është lënë pas dore ndër vite nëpër komunat e banuara kryesisht me shqiptar, do të kompensohet gjatë mandatit të tij si drejtor.

Rruga industriale në Tetovë sipas kategorizimit është rrugë lokale, por me insistimin e kryetares së Tetovës Teuta Arifi por dhe të drejtorit të NP “Rrugët e Maqedonisë” Bekim Memeti e njëjta rrugë në plan-programin e Qeverisë ka kaluar si rrugë shtetërore me qëllim asfaltimin e saj dhe lehtësimin e e qarkullimit të automjeteve.

Rruga Industriale në Tetovë është dëmtuar gjatë vitit 2015 kur vendi u kaplua nga të reshura masive të shiut dhe më pas vërshime.

MEMETI: UIKENDI nuk ndalon punimet e NP “Rrugët e Maqedonisë” në TETOVË

MEMETI: VIKENDI nuk ndalon punimet e NP “Rrugët e Maqedonisë” në TETOVË

Publiée par Gazeta.mk sur Samedi 9 novembre 2019