Memorandum bashkëpunimi mes BFI-ve të RMV-së dhe Bosnjës

Bashkësia Fetare Iislame e Maqedonisë së Veriut dhe ajo e Bosnjës dhe Hercegovinës në ambientet e BFI-së në Shkup kanë nënshkruar memorandum bashkëpunimi. Kreu i BFI-së, Shaqir Fetahu memorandumin e nënshkruar e ka cilësuar si historik dhe ka njoftuar se ky bashkëpunim do të ndikojë në shkëmbimin e përvojave të dy institucioneve fetare në shumë sfera. Fetahu tha se ky memorandum është një reflektim i lidhjes që bashkon dy komunitetet, lidhje kjo që sipas tij është e rrënjosur në respektin e ndërsjellë, vlerat e përbashkëta dhe besimin e palëkundur.

SHAQIR EF FETAHU, KRYETAR I BFI-SË

“Ky memorandum definon bashkëpunimin në shpjegimin burimor të islamit, bashkëpunimin mes dy institucioneve, bashkëpunimi mes dy fakulteteve të shkencave islame, bashkëpunimin në mes të shkollave të mesme, medreseve si dhe bashkëpunimi në shumë sfera të ndryshme, siç është dialogu ndër-fetar. Biseduam në mënyrë burimore edhe për angazhimin e dy BFI-ve në dy shtete të cilët janë multi-nacionale dhe multi-konfesionale, për të dhënë kontributin tonë të jashtëzakonshëm në kultivimin e vlerave që na bashkojnë, në veçanti në kultivimin e paqes”.

 

Ndërsa mysafiri Husein Kavazoviç kishte vetëm fjalë miradie për nikoqirin, Fetahun po edhe për myftiun e Shkupit, Qenan Ismailin, për faktin se kanë kontribuar në ruajtjen e identitetit kombëtarë dhe fetarë të komunitetit boshnjak në RMV por edhe për faktin se i kanë mundësuar komunitetit boshnjak në Maqedoninë e Veriut të drejtën e mësim besimit në gjuhën e tyre amtare.

HUSEIN KAVAZOVIÇ, KRYETAR I BFI-SË SË BH

“Jemi të lumtur dhe kënaqur që në suaza të Bashkësisë Fetare Islame, komuniteti boshnjak në Maqedoninë e Veriut merr pjesë dhe është i barabartë me komunitetet tjera dhe zhvillojnë identitetin fetarë dhe kombëtarë bashkë me besimtarët e tjerë në RMV”.

Në shenjë respekti për mysafirët, kreu i BFI-së, Shaqir Fetahu ndau edhe mirënjohje dhe dhurata për mysafirët duke u dhuruar atyre si përkujtim, pllakatën e Bashkësisë Fetare Islame dhe pllakatën e Urës së Gurit, një nga objektet më simbolike në qytetin e Shkupit dhe disa libra.

 

 

Marketing