Memorandum bashkëpunimi mes Drejtorisë për udhëheqjen e librave amë dhe Odës së avokatëve

Sot në hapësirat e Drejtorisë për mbajtjen e librave amë, drejtori z. Bujar Dardhishta bashkë me kryetarin e Odës të avokatëve të Republikës së Maqedonisë, z. Ljubomir Mihajlovski nënshkruan aneks të Memorandumit për bashkëpunim mes Drejtorisë për mbajtjen e librave amë dhe Odës të avokatëve të Republikës së Maqedonisë, me të cilën do t’u mundësohet avokatëve të Republikës së Maqedonisë të regjistrohen në portalin elektronik të Drejtorisë për mbajtjen e librave amë dhe me anë të rrugës elektronike të bëjnë kërkesë për dhënien e çertifikatave të lindjes, çertifikatave të kurorëzimit dhe çertifikatave të vdekjes, në formular të rëndomtë dhe atë dygjuhësor me anë të formës elektronike të nënshkruar me çertifikatë elektronike të dhënë nga zyra e autorizuar në Republikën e Maqedonisë.

Marketing

Në këtë mënyrë do të mundësohet që të gjithë avokatët në Republikën e Maqedonisë pas nënshkrimit të marrëveshjes për bashkëpunim me Drejtorinë për mbajtjen e librave amë, do të mund të shfrytëzojnë portalin elektronik të Drejtorisë për mbajtjen e librave amë dhe në vend të pritjes të deritanishme nëpër sportele, kërkesat ti dërgojnë me anë të formës elektronike me qëllim që të i marrin ato në formën adekuate elektronike.

Marketing