Mendimet negative hidheni në koshin e mbeturinave

Ndërsa 2018 po mbaron, banorët e Nju Jorkut kanë shfrytëzuar rastin për të hequr qafe gjithçka i mërzit dhe i zemëron, duke hedhur të gjitha mendimet e padëshiruara në një kosh gjigand plehrash që është ngritur në Times Square.

Marketing

“Ne mendojmë që katarsisi është dicka e mirë dhe vecanërisht ku version nju jorkez i katarsisit, ku ne hedhim gjërat dhe mendimet që na mërzisin”, thotë organizatori, Timp Tompkin, nga aleanca The Times Square.

“Ne hedhim sytë nga ngjarjet e vitit të kaluar, tek gjërat që ne duam tu themi lamtumirë…

Ka pasur shumë armiqësi ndaj shtypit psh dhe ne mendojmë se për vitet që vijnë duhet të festojmë gjërat që ne vlerësojmë më shumë. Times Square ka emrin e një gazete…

Kjo është koha e duhur për të thënë se rëndësia e lirisë së shtypit, rëndësia e gazetarisë është e jashtëzakonshme”, thotë ai.
Mesazhe që denoncojnë faturat e larta të energjisë, dhunën nga armët e zjarrit apo edhe bllokimet në trafik, janë hedhur në atë që njihet si dita e përvitshme e ndarjes së mirë…