Menduh Thaçi, i vetmi që nuk paraqet ankesë për dënimin me burg

Është e paligjshme dhe e pabazë masa e paraburgimit për ish drejtorin e DSK-së deri në përfundimin e dënimit me burg sepse deri tani nuk ka bërë asnjë shkelje të ndonjë mase e cila ka qenë e shqiptuar nga ana e gjykatës”.

Marketing

Kështu shprehet avokati i Mijallkovit Lupço Shvërgovski, në seancën e sotme në Gjykatën e Apelit ku u bisedua për paraburgimin e Mijallkovit pas vendimit të Gjykatës së Shkallës së parë, me 3 vjet burg për rastin “Titanik 2”, e cila ka të bëjë me parregullsi ligjore.

Ndërkohë, kreu i PDSH-së, Menduh Thaçi, i cili u dënua me 3 vjet e 2 muaj burg për këtë rast, është i vetmi që nuk ka paraqitur ankesë për masën e caktuar të kujdesit.

Përveç ankesave për paraburgimin e Sasho Mijalkovit dhe Bedridin Ibraimit, avokatët mbrojtës gjithashtu parashtruan ankesë kundër masave të caktuara parandaluese ndaj të dënuarve të tjerë në këtë rast, Vlatko Sajkovski, Sasho Sërtev dhe Aneta Stefanovska.

Marketing