ëvizja Anti-Bixhoz, ka marrë edhe një mbështetje për kërkesën e tyre, që objektet e lojrave të fatit të jenë 3 kilometra larg institucioneve dhe vendbanimeve. Kësaj radhe, përkrahja ka ardhur nga ana e kryetarit të PDSH-së Menduh Thaçi. Pas takimit, kreu i PDSH-së është shprehur se mbështetja nuk do të jetë vetëm në mënyrë deklarative por edhe në bazë të fuqisë që ka kjo parti në qeveri. Ai ka inkurajuar që lëvizjet e këtilla të marrin mbështetje më të madhe nga qytetarët.
“Padiskutim ju dhash mbështetje si parti, u thash se fuqia jonë nuk është aq e madhe, por ne do të bëjmë maksimumin. Poashtu i obligova që të kemi përgjegjësi individuale si forca politike, si lider dhe më pastaj dhe mos themi nesër se ne nuk ishim ata që mund ta ndryshonim situatën. Forcat politike shqiptare, sidomos ata që janë në qeveri e kanë potencën politike për ta ndryshuar ligjin,.Padiskutim se kjo është një e keqe shumë e madhe për gjithë shqiptarët këtu. Unë do të mundohem së bahsku me partinë që jo vetëm ta përkrahim publikisht këtë ligj, por do të detyrojmë edhe institucionet që të punojnë në dy apsekte për këtë të keqe. E para të parandalohen dhe e dyta ata që kanë telashe të arrijmë t`i rehabilitojmë ata” tha kreu i PDSH-së Menduh Thaçi, transmeton Televizioni Koha.
Të kënaqur nga ky takim janë shprehur edhe nga Lëvizja Anti-Bixhoz, të cilët u shprehën se kanë marrë përkrahje të plotë për kërkesat e tyre.
“Biseduam rëndësinë e sjelljes së ligjit sa më shpejtë dhe normal kërkesat tona që janë të njohura për opinionin, por kërkesa më e rëndësishme është 3 kilometërshi lrg vendbanimeve, institucioneve pra larg shtëpive sepse shtëpitë tona ne i llogarisim të shenjta. Biseduam edhe për mënyrën e inkorporimit të kërkesave tona në ligjin për lojrat e fatit.Është shumë e rëndësishme sepse na u premtua nga kryetari Thaçi se këta kërkesa përkrahen plotësisht. Biseduam edhe për përgjegjësinë politike, ne me çdo kusht kërkojmë që të sillet një ligj i mirëfilltë dhe të tregojmë se populli është mbi ligjin dhe u dakorduam se të gjithë do të mbajnë përgjegjësi politike”, tha Xhemal Abdiu, nga Lëvizja Anti-Bixhoz, transmeton Televizioni Koha.
Nga kjo lëvizje kanë përsëritur qëndrimet se do tu qëndrojnë deir në fund kërkesave të tyre.