Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi sot në selinë e partisë priti në takim Ambasadorin e Francës, Kristian Timonie. Në takim u bisedua për çështjet aktuale politike, si dhe për ecurinë e reformave sistemore.
Kryetari Thaçi potencoi se PDSH mbetet e përkushtuar fuqishëm në rrumbullaksimin e procesit të integrimit të vendit në NATO dhe BE, andaj do të vazhdojë të punojë në zbatimin e reformave mbi sundimin e ligjit dhe luftën kundër korrupcionit.
Bashkëbiseduesit u pajtuan që duhet të vazhdohet me procesin e reformave të mirëfillta sistemore që Maqedonia e Veriut sa më shpejtë të bëhet pjesë e Bashkimit Evropian.