Menduh Thaçi uron myslimanët: Ramazani le të jetë një mundësi e afrimit me njëri-tjetrin

Edhe kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH), Menduh Thaçi ka uruar besimtarët mysliman me rastin e Muajit të Ramazanit.

Marketing

“Të nderuar qytetarë, në vigjilje të muajit të Ramazanit uroj që agjërimi, lutjet dhe të gjitha adhurimet tuaja gjatë këtij muaji të shenjtë të jenë të pranuara, si dhe t’ju sjellë shëndet, paqe dhe harmoni në familjet tuaja. Le të jetë ky muaj edhe një mundësi më tepër për afrim me njëri-tjetrin për t’i kontribuar paqes e shëndetit të ndërsjellë dhe për të transmetuar mesazhe tolerance e mirëkuptimi. Më lejoni që në emrin tim personal dhe në emër të Partisë Demokratike Shqiptare t’ju uroj shëndet, mirëqenie dhe agjërim të lehtë në këtë muaj të shenjtë të Ramazanit”, thuhet në urimin e Thaçit.

Marketing