Mëngjesi i rëndësishëm për ruajtjen e formave trupore

Ekspertët thonë se një ditë produktive kërkon mëngjes të pasur me fibër dhe proteina.

Marketing

Ky vakt duhet patjetër të hahet brenda një ore pasi jeni zgjuarnga gjumi. Dreka duhet planifikuar 4-5 orë më vonë dhe darka 4-5 orë pas drekës.

Disa studime sugjerojnë se ngrënia e një mëngjesi të shëndetshëm mund t’ju ndihmojë të largoni peshën e tepërt dhe të ruani format e shëndetshme trupore.

Sipas nutricionistëve ngrënia e mëngjesit frenon urinë gjatë ditës. Nëse njeriu është më pak i uritur, atëherë ai nuk do të joshet nga ushqime të tjera të shpejta e me kalori.

Ushqimet e ngrëna në mëngjes janë gjithashtu të rëndësishme sepse të mbrojnë nga thirrjet plot sheqer të ëmbëlsirave dhe yndyrnave.

Një mëngjes i shëndetshëm e furnizon trupin me ushqyesit që i mungojnë dhe u jep muskujve një energji të menjëhershme.