Menjëherë pas marrjes së denoncimeve, zyrtarët policorë kanë ndërmarrë masa për evakuim të objekteve dhe më pas janë kontrolluar objektet me ekipe anti-terror.

Ministria e Punëve të Brendshme theksoi se alarmet për bomba në shkolla në Shkup dhe Kumanovë janë të rreme dhe se kanë përfunduar hetimet.

Marketing

“Ministria e Punëve të Brendshme njofton opinionin se janë bërë kontrollimet në lidhje me denoncimet për bomba në shkollat e Shkupit dhe Kumanovës dhe pas marrjes së aktiviteteve, është vërtetuar se bëhet fjalë për paralajmërime të reme”, thonë nga MPB.