Dukje me shumë stil, e modelit të ri GLA
Kohëve të fundit, Mercedes ka lansuar tri modelet crossover A-Class, CLA dhe GLB, që janë të ndërtuara në platformën MFA2, transmeton Telegrafi.
Ishte befasuese, se të tri këto modele janë prezantuar para GLA, derisa tani është mësuar se ky model vjen gjatë muajit të ardhshëm në Frankfurt Motor Show. Bazuar në modelet e mëparshme dhe format që i kanë modelet e reja nga Mercedes, artisti Kleber Silva e ka ilustruar dukjen që mund ta ketë kjo makinë e re.
Në shfaqjen e imazheve, shihen linja me shumë stil, derisa në përgjithësi është rritur, duke ofruar edhe radhën e tretë si opsion. Sido që të ketë dukjen, në brendi nuk pritet të ndryshojë motori me 2.0 litra që prodhon 189 respektivisht 221 kuaj fuqi.
Audi Q3, BMW X1 dhe Volvo XC40 janë shënjestrat me të cilat do të rivalizojë Mercedes GLA, si një makinë e fuqishme dhe shumë e mirë.