“Mercedesi” godet dhe përplas 51 vjeçarin në Sllupçan

Një 51 vjeçar në fshatin Sllupçan të Likovës parmbrëmë është përplasur nga një makinë e tipit “Mercedes” derisa po ecte skaj rrugës së fshatit.

Marketing

Sipas njoftimit të policisë, ngjarja ka ndodhur të shtunën në mbrëmje në ora 21.40, kur makina që drejtohej nga një banor i Vaksincës ka përplasur 51 vjeçarin me inicialet M.I nga Sllupçani.

Ai është dërguar menjëherë në Spitalin e Kumanovës, për shkak të lëndimeve në trup.