Mërgimtarët bllokojnë urën që lidh Gjermaninë dhe Francën në shenjë proteste për barrikadat në Kosovë

Dhjetëra bashkatdhetarë kanë bllokuar për disa minuta Urën e Strasburgut që lidh Gjermaninë me Francën, në shenjë proteste për mosreagimin e Bashkimit Evropian ndaj vendosjes së barrikadave në veri të Republikës së Kosovës.
Njëri nga pjesëmarrësit në këtë protestë simbolike, ka folur në Tëvë1 për arsyen e protestës.

Marketing

“Kemi dashur t’i tregojmë Evropës se ja si nuk mund ta toleroni ju të mbyllim një rrugë, e ne jemi që disa javë të bllokuar në Kosovë. Nuk jemi duke kërkuar diçka përpos respektimin e drejtave tona të lëvizjes, të drejtat e njeriut”, ka thënë ai, transmeton lajmi.net.

Tutje, ai ka thënë se policia gjermane dhe franceze e kanë mirëpritur protestën e tyre dhe nuk kanë hasur në ndonjë pengesë.

“E kanë mirëpritur protestën, nuk kemi pasur asnjë problem të vetëm. Na kanë përcjell një numër i madh i policëve, që kanë qenë rreth nesh. Me ne ka qëndruar policia gjermane, ndërsa në anën tjetër ka qenë policia franceze”, ka thënë mërgimtari.

Ai ka deklaruar se në protestë kanë marrë pjesë vetëm qytetarët shqiptarë.