Mërgimtarët kthehen në vendlindje për festa! Kolona të gjata në kufi, Maqedonia mbetet e hapur pa PCR test

Kolona kilometrike dhe pritje me orë të tëra. Serbia e bllokuar para se të hynë në fuqi masat restriktive. Me këtë përballen qytetarët që janë nisur për në atdhe dhe dëshirojnë që festat e fundvitit t’i kalojnë në shtëpi. Kaos ka në kufirin mes Kroacisë dhe Sllovenisë, ndërsa më keq është në pikën kufitare Bregana ku pritet më tepër se dhjetë orë. Tani për tani autoritetet e vendit tonë nuk e shqyrtojnë opsionin për të propozuar masa shtesë, për shkak se ende për hyrje në RMV nuk nevojitet PCR test negativ.

Marketing

“Komisioni për sëmundje ngjitëse tani për tani nuk e shqyrtojnë mundësinë që të propozojë masa shtesë – si PCR test të detyrueshëm për hyrje në vendin tonë, përkatësisht të propozojë masa restriktive për hyrje apo dalje nga vendi. Ministria e shëndetësisë apelon deri te të gjithë qytetarët që udhëtojnë të respektojnë protokollet shëndetësore, si mbajtja e maskës mbrojtëse në automobil apo në mjet tjetër transportues, ndërsa transportuesit të respektojnë masën për numrin e udhëtarëve me qëllim që të mbrohet shëndeti i qytetarëve”, thonë nga Ministria e Shëndetësisë.

Edhe ministri Venko Filipçe, deklaroi se nëse respektohen masat, të njëjtat do të japin rezultat.

“Kufijtë duhet të jenë të hapura për shkak se nuk jemi të cenuar nga qytetarët e vendeve të tjera. Problemi më i madh i gjithë vendeve e jo vetëm te ne por edhe në rajon dhe gjithë Evropën është transmisioni lokal. Ne nuk kemi rrezik nëse ndonjë nga vendet lokale vjen te ne”, potencoi Venko Filipçe – Ministër i Shëndetësisë.

Kroacia para disa ditëve propozoi masa të ashpra në kufi, të cilat për shkak të gjendjes epidemiologjike do të vlejnë edhe një muaj, përkatësisht deri më 15 janar. Qytetarët e vendeve të BE-së mund të hyjnë në Kroaci vetëm me PCR test negativ, jo më të vjetër se 48 orë apo e kanë patjetër të shkojnë në vetë-izolim derisa të marrin test negativ. Për hyrje në Serbi nga e hëna nevojitet patjetër PCR test. Nëse qytetarët nuk kanë, ata do të jenë në vetë-izolim 10 dit. Nëse dëshirojnë të testohen, atëherë do të duhet të paguajnë 140 euro nëse janë shtetar serb.