Mërgimtarët ndalen në Kroaci për t’i qerasur dhe falënderuar policët dhe mjekët që ndihmuan në tragjedinë me autobus

Policia dhe shteti kroat kanë bërë gjithçka të mundshme për të ndihmuar pas aksidentit tragjik në Sllavonski Brod të Kroacisë, ku mbeten të vdekur 10 persona e u lënduan mbi 40 të tjerë.

Marketing

Ata kanë qenë në gatishmëri gjatë gjithë kohës deri në kthimin e viktimave dhe të lënduarve në tokën e Kosovës.

Në shenjë falënderimi, disa mërgimtarë janë ndalur dhe kanë qerasur me pije dhe i kanë falënderuar Policinë dhe mjekët në Kroaci.

“Nje super Gjest nga kta Maraklit te Cilet udhtuan neper Kroaci , jan ndalue ne gjdo pik te policis dhe ambulances i kan qarrosur me pije dhe kaffe si shej Falenderimi ndaj Neve shqiptarve ne fatkeqsin e autobusit qe ndodhi javen ekalume”, thuhet në një postim të publikuar në grupin Marakli t’kerreve.