Mërgimtarët të cilët jetojnë në vende të ndryshme perëndimore po presin gjatë nëpër pikat kufitare.
Në kufirin në mes të Serbisë dhe Kroacisë një mërgimtar nga Kosova për Indeksonline ka thënë se pritjet atje janë tre deri në katër orë.
Siç shihet në këtë video të dërguar nga ai, veturat janë duke pritur në kolona të stërzgjatura në këtë pikë kufitare.
Po ashtu, dallohen edhe shumë kamionë duke pritur për të kaluar këtë kufi.
Edhe mërgimtarët kanë dalë nga veturat siç duket për tu freskuar për shkak të qëndrimit gjatë në veturë.
Vlen të theksohet se edhe nga hyrja në Serbi prej drejtimit të Kroacisë janë pritjet e gjata, ku janë krijuar kolona të gjata.
Por, edhe dalja nga Serbia për në Kroaci ka kolona, por më pak.