Mërgimtarët po presin mbi 5 orë në kufirin Kroaci

Mërgimtarët kanë nisur të marrin rrugën për në Kosovë, por po përballen me pritje të gjata.

Marketing

Një lexues i Klankosova.tv ka dërguar pamje nga kufiri Kroaci – Serbi, ku tha se kolona është rreth 25 kilometra dhe pritjet janë 5 orë.

“Prej kufirit Kroaci – Serbi, kolona mbi 25 kilometra, deri më tani kemi pritur 5 orë, gjendemi edhe 15 kilometra larg pikës kufitare”, tha një bashkatdhetar për Klankosova.tv.

Pritje për mërgimtarët ka edhe në pikat kufitare mes Serbisë e Kosovës, ku te Dheu i Bardhë, pritjet për të hyrë në Kosovë janë deri në 1 orë gjysmë, në Jarinje deri në dy orë.

Po ashtu, pritje ka edhe në Merdarë, deri në 40 minuta e në Mutivodë deri në gjysmë ore.  https://youtu.be/qPEMLopoA8k

Marketing