Merita Koxhaxhiku i replikon Apasievit: Jeni shumë i vogël të përmendni emrin e Talat Xhaferit

Deputetja e Bashkimit Demokratik për Integrim, Merita Koxhaxhiku i ka replikuar deputetit të Levicës, Dimitar Apasiev në fjalimin e tij përplot akuza drejtuar kundër kryeparlamentarit Talat Xhaferi duke iu drejtuar se është ende i vogël të përmend emrin e Talat Xhaferit.

Marketing

Koxhaxhiku i ka thënë Apasievit se problemi për të nuk është vetëm Talat Xhaferi, por atij i pengon gjuha shqipe, i pengon Kosova, i pengon NATO për atë arsye sillet kështu në mënyrë vullgare.

Ajo poashtu potencoi se përderisa atij i pengon gjuha shqipe në Kuvend për të përdorimi u gjuhës shqipe është një gëzim i madh pasi që i përket një gjenerate e cila vetëm pse ka folur shqip në vendin e punës është dënuar.

Marketing