Merkel: Ambiciet e Kroacisë për eurozonë janë reale

BERLIN, GERMANY - JULY 05: German Chancellor Angela Merkel and Hungarian Prime Minister Viktor Orban (not pictured) speak to the media following talks at the Chancellery on July 5, 2018 in Berlin, Germany. Germany recently reached a compromise within its government over migration policy. (Photo by Sean Gallup/Getty Images)

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, tha këtë të shtunë se Kroacia është në rrugën e duhur që të jetë pjesë e valutës së përbashkët evropiane, Euro, dhe kjo mund të ndodh deri në vitin 2024.

Marketing

“Indikatorët kryesor ekonomik në Kroaci tregojnë se jemi në rrugën e duhur”, tha Merkel në takim me kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenkovic, i cili u mbajt në Zagreb, raporton Euronews, transmeton Gazeta Express.

Merkel tha se ajo i përshëndet ambiciet e Kroacisë për valutën Euro, dhe se këto ambicie janë shumë reale, të cilat mund të ndodhin brenda legjislaturës së ardhshme të Parlamentit Evropian, pra deri në vitin 2024.

“Kemi ende shumë punë për të bërë, por vendi juaj është në rrugën e duhur” shtoi Merkel.

Kroacia ka shfaqur ambiciet e saj për të qenë pjesë e eurozonës, e cila do ta ndihmonte atë në modernizimin e mëtutjeshëm të ekonomisë.

Sipas ministrit të Financave të Kroacisë, Zdravko Maric, Kroacia shpreson që në vitin 2020, të jetë pjesë e eurozonës.