Merkel: Do bëjë gjithçka që Shkupi të marrë datën

Kancelarja gjermane Angela Merkel sot në Bruksel është zotuar se do të bëjë gjithçka që Maqedonisë së Veriut t’i jepet data për fillimin e negociatave me BE-në deri në tetor, duke shtuar se në pyetje janë vetëm disa javë. Duke u përgjigjur në pyetjen e agjencisë së lajmeve MIA në përfundim të samitit dyditor të liderëve të BE-së, për atë nëse mund të garantohet datë për negociata, pas shtyrjes së vendimit deri në fund të tetorit, Merkel deklaroi se liderët e BE-së mbrëmë kanë diskutuar për Maqedoninë e Veriut.

Marketing

Do të bëjë gjithçka që mundem që të merret vendimi pozitiv sepse Maqedonia e Veriut bëri punë shembullore me Marrëveshjen e Prespës, punë të shkëlqyer dhe biseduam për këtë mbrëmë. Bëhet fjalë për disa javë, angazhimi ynë mbetet i njëjtë dhe sa më përket mua unë do ta investojë të gjithë forcën time politike për këtë – deklaroi Angela Merkel, kancelare gjermane.