Merkel kundër hapjes së negociatave me Shkupin!?

Kancelarja gjermane Angela Merkel është shprehur kundër dhënies së datës për fillim të negociatave për Maqedoninë e Veriut para muajit tetor, shkruan gazeta gjermane Zidojçe Cajtung.

Marketing

Shkrimi i medias gjermane gjatë ditës moti jehonë në të gjitha mediat e vendit, si informacion nga burimet e saj por që i referohet qëndrimit të Merkelit në një mbledhje të Komisioni për politikë evropiane në Bundestagun gjerman.

Kryeministri Zoran Zaev atë e konsideroi si qëndrim të vjetër duke shtuar se vendimi përfundimtar merret më 21 dhe 22 qershor ose eventualisht në afatin e radhës në fund të korrikut.

Nëse e shikoni se kur është mbajtur ai Komision për çështje evropiane do të shihni se informacioni është i vjetër. I vjetër për ne që bisedojmë me deputetë, kancelarë dhe kryeministra.

Kemi Këshill të Evropës i cili fillon në 18-tin dhe vazhdon më 21 dhe 22 gusht, këtu do t’i presim vendimet. Besoj se sado që të jenë arsye aspektet rajonale për kalkulim të caktuar me vendimet, sepse ne nuk jemi arsye assesi dhe kjo është vërtetuar, gjithsesi 25 vite kemi pritur. Më në fund besoj se atë vendim të cilin duhet ta rekomandojnë miqtë, vendet anëtare, duhet ta rekomandojnë – tha Zoran Zaev, kryeministër.

Në rast se vendi nuk merr datë, kryeministri përsëriti qëndrimin e tij për hapat e mëtejmë të qeverisë, përfshirë edhe opsionin e dorëzimit të mandatit.