Merkel më 10 dhe 11 janar në Athinë, marrëveshja e Prespës temë qendrore

Kancelarja gjermane Angela Merkel të enjten dhe të premten e ardhshme më 10 dhe 11 janar do të qëndrojë për vizitë në Greqi, njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Marketing

Është paraparë Merkeli të takohet me kryeministrin grek Aleksis Cipras, ndërsa do të pritet edhe nga presidenti i Greqisë, Prokopis Pavlopulos.

Merkel do të realizojë takim edhe me liderin e Demokracisë së Re, Kirjakos Micotakis.

Zëvendës zëdhënësja e Qeverisë gjermane Martoina Fic paralajmëroi se në agjendën e bisedimeve do të jenë marrëdhëniet bilaterale dhe çështjet evropiane dhe ndërkombëtare.

Mediat greke potencojnë se edhe Marrëveshja e Prespës do të jetë njëra prej temave për të cilat do të bisedojë Merkeli me kryesinë e shtetit, ndërsa Fic, sipas ANA-MPA, e pyetur për atë nëse edhe marrëveshja do të jetë në agjendë, e ka potencuar mbështetjen e Berlinit për mbylljen e kontestit mes dy vendeve.