Në pyetjen e gazetarëve se çfarë do të bisedojë me presidentin e vendit Gjorgje Ivanov dhe me liderin e opozitës maqedonase Hristijan Mickoski, kancelarja gjermane Angela Merkel tha se nuk do ta takojë Ivanovin, ndërsa Mickoskit do t’ia përcjellë të njejtat porosi sikur kryeministrit Zaev në lidhje me referendumin e 30 shtatorit.
Nuk do ta takoj presidentin, por do ta takoj liderin e opozitës. Atij do t’ia them atë që ia thash edhe kryeministrit Zoran Zaev, se të gjithë faktorët politik duhet të mbajnë përgjegjësi kur është në pyetje interesi nacional”- u shpreh kancelarja gjermane Angela Merkel”