Merkel optimiste për Maqedoninë e Veriut

Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria shfrytëzuan edhe Samitin e Poznanit në Poloni për të kërkuar datë për fillimin e negociatave për anëtarësim në BE. Kryeministri Zaev deklaroi se të dy vendet janë të vetëdijshme se nuk do të mund të anëtarësohen edhe për disa vite të tjera por kërkoi motivim për të vazhduar punën.

Marketing

Republika e Shqipërisë dhe Republika e Maqedonisë së Veriut nuk presin vendim që menjëherë të bëhen anëtare të BE-së. Ne presim që BE-ja nëpërmjet vendimit të Këshillit Evropian ta vazhdojnë motivimin tonë, të vazhdojmë të përmirësohemi dhe të afrohemi, ta bëjmë shoqërinë tonë gjithmonë e më evropiane dhe atëherë kur të vendoset, pas 5, 7 ose 10 vitesh, kurdo që të jetë, me siguri do të bëhemi anëtare e BE-së”-tha Zoran Zaev, kryeministër.

Kancelarja gjermane Merkel shprehu mbështetje për integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor megjithatë shtoi se do të punojnë brenda BE-së për tejkalimin e pengesave të brendshme.
Presidenti i Francës ka thënë që mekanizmat për mbrojtjen e vlerave të BE-së duhet të riparohen. Këtë nuk e shikoj si përgjigje negative ndaj zgjerimit dhe si pengesë për integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Kemi pasur dhe akoma kemi mjaftë kohë për të menduar si të përmirësojmë bashkëpunim tonë dhe këtu nuk shoh kundërthënie. Qeveritë tona në kuadër të BE-së do të përpiqen t’i tejkalojnë këto pengesa”-pohoi Angela Merkel, kancelare gjermane.

Nikoqiri, kryeministri i Polonisë Mateus Moravjeçki shtoi se vendi i tij është i gatshëm të ndihmojë në ngritjen ekonomike të Ballkanit Perëndimor.

Jemi të gatshëm që edhe në kuadër të rajonit t’i rrisim mundësitë për zhvillimin e tregtisë, biznesit dhe të gjitha aspekteve të tjera ekonomike dhe vlerësojmë se kjo është rruga më e mirë për integrimin e Ballkanit Perëndimor dhe të gjithë Evropës Juglindore”-tha Mateus Moravjeçki, kryeministër i Polonisë.

Zaev në Samit u shoqërua nga disa anëtar të kabinetit të tij kurse në takimin kryesor ju rezervua vend afër kancelares gjermane Merkel si shenjë vlerësimi për Marrëveshjen e Prespës. Samiti është pjesë e procesit të Berlinit kurse Shkupi dhe Sofja vitin e ardhshëm do të jetë bashkëdrejtuese e Samitit të ardhshëm të këtij procesi.

Marketing