Merkel për përmbytjet: Këto janë “surreale”, gjuha gjermane s’ka fjalë për t’i përshkruar

Kancelarja gjermane Angela Merkel ka shprehur tronditjen e saj në atë që e ka quajtur “shkatërrim surreal” të shkaktuar nga përmbytjet e javës së kaluar.

Marketing

Znj. Merkel vizitoi zonat e prekura në perëndim të Gjermanisë të dielen, duke folur me të mbijetuarit dhe me punëtorët e emergjencës.

Të paktën 184 persona në Gjermani dhe Belgjikë kanë vdekur në përmbytje, raporton BBC, përkthen Periskopi.

Shirat e rrëmbyeshëm po vazhdojnë, por tashmë vëmendja është në pjesë të Austrisë dhe në jug të Gjermanisë.

Ekipet e Emergjencës kanë shpëtuar shumë qytetarë prej shtëpive të tyre në rajonin austriak të Salzburgut.

Liderët evropianë kanë fajësuar ndryshimet klimatike për përmbytjet, që kanë afektuar Zvicrën, Luksemburgun dhe Holandën.

Znj. Merkel i bëri thirrje që të “vepronte më shpejt në betejën kundër ndryshimeve klimatike”.

“Ne jemi në anën tuaj,” iu tha ajo banorëve derisa e përshkroi situatën si “tmerruese”. “Është shokuese – mund ta them se gjuha gjermane nuk ka fjalë për shkatërrimet që janë shkaktuar.”

Marketing