ZYRTARE: Armando Broja vazhdon kontratën me Chelsean

Sulmuesi shqiptar Armando Broja do të mbetet pjesë e Chelseas.

Marketing

Broja ka nënshkruar vazhdimin e kontratës me Chelsean.

Sulmuesi ka arritur marrëveshje pesë-vjeçare me ‘The Blues’ të vlefshme deri në qershor të vitit 2026.

Shqiptari është shprehur i lumtur me vazhdimin e kontratës.

“Unë jam me të vërtetë i ngazëllyer që po nënshkruaj një kontratë të re me Chelsea”, tha ai.

“ Duke ardhur përmes Akademisë këtu ishte një moment i veçantë për mua që të bëja debutimin në ekipin e parë vitin e kaluar, para se të fitoja përvojë të mëtejshme në huazim në Vitesse sezonin e kaluar”, shtoi ai.

“Unë dua të ndërtoj mbi këto baza dhe me të vërtetë pres që të përparoj dhe të bëj një ndikim në Chelsea në vitet që vijnë”, përfundoi Armando Broja.