Merkel shpreh keqardhje: Nuk arritëm marrëveshje për Shkupin dhe Tiranën

Kaneclarja gjermane Angela Merkel shprehu keqardhje për vendimin negativ të dalë nga Samiti i krerëve të shteteve të Bashkimit Europian për nisjen e bisedimeve për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë në BE.

Marketing

“Sigurisht që ne do të punojmë për të qëndruar në komunikim me këto vende për të mbajtur ndikimin e jashtëm sa më të ulët që është e mundur. Do të ketë zhgënjim. Unë bisedova me Zoran Zaevin në telefon sot. Do të vazhdojmë të diskutojmë këtë temë dhe kemi rënë dakord që para samitit e Zagrebit viti do t’i rikthehemi kësaj çështjeje. Nga ana tjetër, Franca ka shprehur dëshirën dhe ne e mbështesim propozimin që procedurat e anëtarësimit të bëhen më transparente”, deklaroi Angela Merkel, kancelarë gjermane.

“Kur diskutuam hapjen e fatkeqësisht nuk ishim në gjendje të arrinim një marrëveshje me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Më vjen shumë keq për këtë vendim. Pozicioni i Gjermanisë ka qenë për të nisur bisedimet, nëse do të përmbusheshin disa kushte, por nuk arritëm unanimitet mbi këtë çështje”, tha Merkel.

“Duhet të pranojmë që Maqedonia ka bërë shumë me çështjen e emrit. Edhe Shqipëria ka bërë shumë, merrni për shembull çështjen e vetting-ut. Por nuk arritëm të kishim vendim unanim për përarimet që kanë bërë”.
“Kur sheh hartën, e kupton se sa e rëndësishme që është këto vende të bëhen pjesë e Bashkimit Europian”, shtoi Kancelarja.
E pyetur se pse ishte kundër ndarjes së Shqipërisë dhe Maqedonisë, Kancelarja Merkel tha se nuk kishte shumë shtete që ishin pro këtij vendimi.

“Të dy shtetet kanë bërë përparime të mëdha. Procesi i vetting-ut në Shqipëri po vazhdon prej disa kohësh, ndërsa Maqedonia ka bërë një marrëveshje të rëndësishme për ndryshimin e emrit. Do të ishte më e zgjuar nga ana jonë që t’i mbanim shtetet bashkë”, u shpreh Merkel.

Marketing