Merkel sot për vizitë në Turqi

Kancelarja e Gjermanisë Angela Merkel sot do të qëndrojë për vizitë pune në Turqi.
Departamenti për komunikim në Kabinetin e presidentit turk njoftoi se presidenti i Republikës së Turqisë, Rexhep Taip Erdogan dhe Merkel do të bisedojnë për marrëdhëniet bilaterale të dy vendeve.

Marketing

Në takim do të bisedohet edhe për hapat e përforcimit të bashkëpunimit, marrëdhëniet e Turqisë dhe Bashkimit Evropian, procesin e anëtarësimit, rishikimin e unionit doganor dhe regjimin pa viza.

Në mesin e temave mbi të cilat do të bisedohet do të jenë edhe çështjet rajonale dhe ndërkombëtare, mes të cilave edhe ndodhitë në Libi dhe Siri.

Erdogan dhe Merkel do të duhet të marrin pjesë edhe në hapjen e hapësirave të reja të Universitetit turko-gjerman.