Merkel të shtunën viziton Shkupin?!

Në vazhdën e fushatës së pushtetit për referendumin e 30 shtatorit, vendi mbetet destinacion për shumë përfaqësues të lartë të bashkësisë ndërkombëtare. Të shtunën pritet që në Shkup të qëndrojë kancelarja gjermane, Angela Merkel.

Marketing

Kryeministri, Zoran Zaev tha se po pret konfirmim nga Berlini zyrtar për agjendën e takimeve të Merkelit.

Bëhet fjalë për mysafir të lartë. Presim vizitë. Shpresoj që kjo të jetë të shtunën, më 8 shtator. Por përfundimisht mbetet që konfirmimin ta publikojë Gjermania – deklaroi Zoran Zaev, Kryeministër.

Ndërkohë Kuvendi ka vendosur që t’i kthejë 41 për qind prej 80 milion denarëve të ndara për fushatën e referendumit, për shkak të deputetëve të cilët nuk kanë konfirmuar pjesëmarrjen në fushatë.