“Sot në ambientet e Komunës së Strugës, Kryetari Dr. Ramis Merko dhe Drejtori i NPN Proaqua Strugë Dr. Jeton Shaqiri realizuan takim pune me përfaqësues të kompanisë MHE Hidrocentrale me qëllim gjetjen e zgjidhjes për problematikën e turbullimit të ujit të pijshëm në raste të reshjeve më të mëdha të shiut.
Nga kompania u zotuan se me punimet që do ti kryejnë në vendet problematike do të zgjidhet përfundimisht problemi i turbullimit të ujit të pijshëm i cili ka zgjatur për shumë vite me radhë.
Punimet do fillojnë gjatë ditëve në vijim.” – zyra për marrëdhënie me publikun, Komuna e Strugës