



Ramis Merko dëshmoi se mbështet artistët dhe se gjithmonë është afër tyre. Sot kryetari i Strugës iu bashkëngjit pjesëmarrësve të Simpoziumit Ndërkombëtar të Artit “Struga 2021”.
Arti është përfaqësim i realitetit, përmes pikturave artistike.
Për arsye se kryetari Ramis Merko, gjithmonë mbështet artistët, sot ai vizitoi pjesëmarrësit e Simpoziumit Ndërkombëtar të Artit “Struga 2021”.
Pjesëmarrës në këtë simpozium janë rreth 30 artistë me emër nga 12 vende dhe organizimi është i Shoqatës për Art dhe Kulturë Silindar`t, e udhëhequr nga Burhan Ahmeti, me financim nga Ministria e Kulturës e Maqedonisë Veriore, San Deco, Komuna e Strugës , Pevalit, Buffy Security dhe donatorë të tjerë.
Ky projekt konsiderohet si një nga projektet më të rëndësishme në fushën e arteve pamore për qytetin e Strugës dhe konsiderohet si një kontribut domethënës në zhvillimin e turizmit përmes aktiviteteve kulturore dhe artistike me karakter ndërkombëtar.
Për faktin që Struga si qytet ofron shumë në çdo sferë, shpeshherë është nikoqire e shumë aktivitetet kulturore dhe artisike.