Merko: Zjarri u shua por u shuan edhe shumë jetë, lutjet tona janë për Tetovën

Kryetari i Strugës, Ramis Merko nëpërmjet një statusi në Facebook ka shprehur ngushëllime për jetët e humbura në tragjedinë e cila ndodhi mbrëmë në Tetovë.

Marketing

I trishtuar shumë ky mëngjes, për Tetovën, për të gjithë ne!

Mbrëmë ndodhi një tragjedi. Zjarri u shua, por u shuan edhe shumë jetë. Duke luftuar për shëndetin, shumë persona humbën jetën.

Shpreh ngushëllime për viktimat dhe durim për familjarët dhe të afërmit, me shpresë që të mbijetuarit nga kjo tragjedi të shërohen sa më shpejtë.!

Lutjet tona janë me Ju!

Kryetari i Коmunës së Strugës,

Ramis Merko