Futbollisti i Kombëtares së Maqedonisë së Veriut, Enis Bardhi, sot do bëhet me skuadër të re.
Bardhi ka mbërritur në qytetin e Bodrumit në Turqi dhe sot nënshkuan me klubin e ri, shkruan Indeksonline
Lojtari me prejardhje shqiptare u largua gjatë këtij muaji nga Trabzonspori dhe karrierën do të vazhdojë te Bodrum FK.
Në këtë skuadër, Bardhi do të luajë me dyshen tjetër shqiptare si: Arlind Ajeti dhe Taulant Seferi.
Kujtojmë se Bardhi në elitën e futbollit turk ishte transferuar nga skuadra spanjolle, Levante.