Merr fund telenovela, Milan merr yllin belg që krahasohet me Ricardo Kaka

De Ketelaere është një lojtar i Milanit. fantazisti belg do të fluturojë për në Milano kete te premte ne mbremje vone ose maksimumi paraditen e te shtunes.
Charles De Ketelaere do ti kushtoje Milanit 32 milion euro menjehere dhe 3 mln euro te tjera bonuse.

Marketing

Ylli belg i shumedeshiruar nga Paolo Maldini, ka bere edhe nje sakrifice te fundit per te realizuar sa me shpejt transferimin. Ai ka hequr dore nga disa bonuese qe duhet ti merrte nga Vlu Brugge per rezultate e larta ne nivel individual dhe ekipor ne sezonin e fundit.

Ne kete menyre do te mbyllet telenovela e gjate e merkatos se veres tek kuqezinjte te cilet kane tashme ne organike nje lojtar me cilesi te larta teknike qe po krahasohet gjithnje e me shume me Ricardo Kaka.

De Ketelaere eshte 21 vjeç, dhe ka luajtur 90 ndeshje me fanelen e Club Brugge duke shenuar 19 gola.

Ai konsiderohet si nje nga talentet me te medhenj te Belgjikes ku ka luajtur 8 ndeshje dhe ka shenuar nje gol, si dhe nje nga futbollistet me premtues ne bote per moshen e tij.

Charles De Ketelaere mund te luaje ne disa pozicione ne fazen ofensive, ne te djathte te sulmit ose si fantazist.