Gjatë ditës së sotme në Prokurorinë për Krim të Organizuar dhe Korrupsion është marrë në pyetje shefja e Kabinetit të prokurores speciale, Katica Janeva.
Shefja e Kabinetit është personi i tretë në PSP që është marrë në pyetje në kuadër të hetimit mbi rastin “Reket”, ku të dyshuar dhe në paraburgim janë Bojan Jovanovski (Boki 13) dhe Zoran Milevski (Kiçeec).
Nga Prokuroria nuk shpalosin detaje nën arsyetimin për të mos dëmtuar procesin e hetimit.
Deri tani nuk është ftuar prokurorja speciale, Katica Janeva edhe përkundër që supozohet se zëri i saj dëgjohet në “bombat” e publikuara nga “La Verita”.
Sot duhej të dëshmonte edhe prokurori Burim Rustemi, por për shkak të obligimeve tjera, dëshmia e tij u anulua për nesër.
Deri tani për rastin “Reket”, kanë dëshmuar prokurorët e PSP-së Lile Stefanovska dhe Elizabeta Josifovska.