Merret vendim final: Futbolli në Shqipëri do të rinis me këtë datë

Federata Shqiptare e Futbollit ka vendosur që kampionati në Shqipëri të rinisë me 3 qershor.

Marketing

FSHF ditën e sotme pati një takim, në ‘Shtëpinë e Futbollit’, ku u mblodhën presidentët e Superligës të cilët pas diskutimeve kanë vendosur që data 3 qershor të rikthej futbollin në vend.

Tashmë pritet vetë miratimi i datës nga ana e qeverisë, raporton Top-Channel përcjell Klan Kosova.

Ndërkohë në mbledhjen e Federata është diskutuar edhe rreth protokollit të masave të nevojshme të vendosura në koordinim me Ministrinë e Shëndetësisë, për frenimin e hapjes së Covid-19.