UEFA ka marr vendim për zhvillimin e ndeshjes së barazhit të Ligës së Kombeve, mes Islandës dhe Kosovës.
Ndeshja kthyese e play-offit në Nations League do të zhvillohet më 23 mars në Murcia të Spanjës, më fillim nga ora 18:00.
“Dardanët” ndeshjen e parë ndaj Islandës e zhvillojnë më 20 mars, në stadiumin ”Fadil Vokrri” në Prishtinë, nga ora 20:45.
Kjo do të jetë një mundësi e mirë për Kosovën, e cila nese ia del me sukses, sezonin e ardhshëm të Ligës së Kombeve, do të garojë në Ligën B.