Mes kaosit dhe rrëmujës, evakuohen 4 kosovarë nga Afganistani

Katër shtetas kosovarë janë evakuuar nga Afganistani. Lajmi është bërë i ditur nga ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në Kosovë (MPJD).

Marketing

“Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), bënë të ditur se katër shtetasit e Kosovës me të cilët ka qenë në kontakt të drejtpërdrejt dhe ju është ofruar ndihmë pas përshkallëzimit të situatës në Afganistan, janë evakuuar.

Që nga përshkallëzimi i situatës atje, MPJD-ja ka qenë e angazhuar për të identifikuar dhe ndihmuar shtetasit e Kosovës me qëllim të largimit sa më të shpejt nga Afganistani.

MPJD-ja vazhdon ta mbaj të hapur linjën emergjente me numër +383 45 492 316, dhe është në dispozicion tu ofroj ndihmë të gjitha rasteve të reja që eventualisht mund të lajmërohen në periudhën në vijim”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

Sakaq, Kosova pritet të pranojë edhe një numër të afganëve që kanë punuar me forcat amerikane, derisa atyre t’iu përgatiten vizat amerikane.