Mes thirrje e simboleve raciste, Serbia e mposht Zvicrën

Serbia e ka mposhtur Zvicrën në ndeshjen e tretë të kualifikimeve për Ligën e Kombeve.

Marketing

Serbët kaluan në epërsi në fund të pjesës së parë, pas një tollovie të krijuar në zonë, e topin në portën e tij e dërgoi Elvedi.

Ndërsa, në minutën e 61-të ishte Mitroviq ai që dyfishoi epërsinë e serbëve, njofton Klankosova.tv.

Zvicra e pati një mundësi që ta ngushtonte epërsinë në minutën e 72-të me Emobolon, por dështoi të shënonte nga penalltia.

Në shkallët e stadiumit në Leskoc u dëgjuan thirrje raciste e u panë simbole anti-Kosovë, të cilat nuk është hera e parë që po bëhen nga Serbia.

Marketing