Nga Libofsha, kryeministri Edi Rama ka folur në lidhje me çështjen e Unazës së Re. Në fjalën e mbajtur, Rama deklaroi se kurrë nuk ka thënë që shtëpitë nuk do prishen, duke shtuar se nuk mund të legalizohet aty ku është zënë hapësira publike.
“Nuk mund të legalizojmë aty ku ke zënë hapësirën e përbashkët, apo aty ku është plani për t’u ndërtuar rruga. As nuk mund ta bëjë dot shteti që të legalizojë për të dhënë prona si pronarë, pasi i bie që i gjithë populli të punojë për të paguar ata që janë të palegalizueshëm.
Por kur bëhet fjalë për shtëpi ka një përgjegjësi, në Shqipëri ka plot njerëz të nderuar që nuk e kanë shtëpinë e tyre dhe qiranë e paguajnë me rrogën e tyre dhe me taksën e tyre paguhet bonuesi për këta të tjerët. Me demek që paskam thënë se shtëpitë nuk do të prishen, nuk është e vërtetë.
Kurrë nuk ka pasur një protestë të udhëhequr nga partitë për një gjë që ligji nuk e lejon. Luftë për pushtet, gjej shesh bëj pushtet”, deklaroi Rama.