Mesazh i fuqishëm i Abdulselam Selamit në Ditën e Flamurit: Dita e Flamurit me betimin për përgjegjësi më të lartë shoqërore!

Zëvendës drejtori i drejtorisë për të ardhura publike Abdulselam Selami vjen me një mesazh të fuqishëm për ditën e flamurit.

Marketing

Më poshtë mund të lexoni mesazhin e plotë të Selamit

Të nderuar vëllezër e motra,
Në këto momente dhimbjeje për familjen time dhe momente të trishta për shoqërinë tonë, në ditën e krenarisë kombëtare, sot nuk kemi vullnet e as dëshirë për festë, por si shqiptarë, na bën të mos i harrojmë sakrificat e panumërta që na sollën lirinë, andaj si shqiptar të rijm stoik para 🇦🇱(flamurit) për një jetë më dinjitoze, për një komb më të bashkuar dhe unifikuar dhe për një popull me përgjegjësi më të lartë shoqërore! Të fort nën flamurin kombëtar për një shoqëri të drejtë e të përparuar, ku do të sundojë ligji, dispozitat ligjore dhe drejtësia, do të kontribuojnë më shumë, për mirëqenien tonë, për stabilitet, qetësi shpirtërore dhe harmoni në vatrat dhe vendet tona!
Nëntor si ky mos ardht asnjëherë, por le të jetë një mesazh i fuqishëm për të gjithë ne, se kontributi, puna e përgjegjshme, principet dhe sundimi i ligjit, duhet të jenë parimore për një jetë më dinjitoze dhe më të sigurtë për të gjithë!
Roftë e qoftë gjithmonë simboli ynë, Flamuri kombëtar! 🇦🇱