Ballina Aktuale Mesazhe të mbështetjes së fuqishme prej eurodeputetëve për perspektivën evropiane të Republikës...

Mesazhe të mbështetjes së fuqishme prej eurodeputetëve për perspektivën evropiane të Republikës së Maqedonisë së Veriut

Krahas pjesëmarrjes në Konferencën e kryetarëve të parlamenteve të vendeve anëtare të Këshillit të Evropës që mbahet në Strasburg, Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut Talat Xhaferi, realizoi edhe takime me deputetë në Parlamentin Evropian që këtë javë kuvendojnë në Francë.

Marketing

Respektivisht, ai u takua me kryetarin e Komisionit për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian, z. Dejvid Mekalister, me bashkëkryesuesin e Komitetit të Përzier Parlamentar BE dhe Republika e Maqedonisë së Veriut – z. Andreas Shider, raportuesin për Republikën e Maqedonisë së Veriut, z. Ilham Kjuçjuk, si edhe me të ash.q. raportuese në hije, z-njën Tanja Fajon.

Gjatë takimeve u theksua se në Parlamentin Evropian nuk ka dilema se duhet të ndahet datë për fillimin e negociatave dhe se në rast se vendimi varej vetëm prej Parlamentit, Republika e Maqedonisë së Veriut moti do i kishte filluar negociatat. Eurodeputetët theksuan se edhe në të ardhme do të vazhdojë mbështetja e fuqishme e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut ndërsa bashkëpunimi në formën e Komitetit të Përzier Parlamentar dhe Dialogut Zhan Mone do të vazhdojë në bazë të rregullt.

Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme, z. Dejvid Mekalister, potencoi se për Parlamentin Evropian, Republika e Maqedonisë së Veriut mbetet prioritet, ekziston mbështetja e gjerë edhe krahas vendimit të padrejtë nga ana e Këshillit. Gabimi i bërë nuk mund të korrigjohet por nuk do të lejohet që i njëjti të përsëritet në të ardhme.

Kryetari Xhaferi ishte i ftuar të ndjekë edhe debatin në Parlamentin Evropian për rezolutën për hapjen e negociatave aderuese me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Në Rezolutën e parashtruar nga deputetë të gjashtë grupeve politike më të mëdha në Parlamentin evropian, shprehet dëshpërim i thellë për shkak të dështimit të Këshillit Evropian të marrë vendim për fillimin e negociatave për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut për shkak të, siç theksohet në tekst, bllokimit të Francës, Danimarkës dhe Holandës. Në Rezolutë, mes tjerash, si përgjigje në bllokimin e Këshillit Evropian, thirret Parlamenti Evropian të caktojë dialog parlamentar rajonal me kryetarët e parlamenteve të vendeve të Ballkanit Perëndimor me qëllim që të zhvillohet strategji për rolin e parlamenteve në reformat e agjendës evropiane dhe për arritjen e masave konkrete për përmbushjen e aspiratave evropiane të qytetarëve të rajonit.

Marketing
Exit mobile version